“Moonlight”, udhëtimi imagjinar i Joni Krajës

Artisti Joni Kraja, një piktor dhe skenograf i njohur në Shqipëri e jashtë saj vjen më afër publikut shqiptar me ekspozitën e tij të radhës. Kurioziteti dhe imagjinata e tij për elementët si ajri, deti, hëna kanë bërë që kjo ekspozitë të mbajë emrin “Moonlight”.

Për këtë cikël punësh Joni tregon: “Unë kam parë hënën dhe jam munduar që ta interpretoj aty. Interpretoj gjendjet e mia shpirtërore që marrin shkas nga jeta që unë bëj. Nuk është hëna si elementi kryesor që unë kam dashur të transmetoj, është një formë udhëtimi që shoqëron gjithë krijimtarinë time, është një udhëtim imagjinar.”

Udhëtimin imagjinar dhe tablotë e Joni Krajës mund t’i shijoni deri në mesin e muajit tetor të ekspozuara në “Galerinë 70-të të Artit Kontemporan”.

 

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.