Ndahet nga jeta studiesi i njohur Robert Elsie

Albanologu, studiuesi, shkrimtari dhe përkthyesi i njohur kanadez Robert Elsie i ka kushtuar një interes dhe një rëndësi të madhe kulturës, letërsisë dhe historisë shqiptare gjatë viteve të fundit. Udhëtimet e tij drejt Shqipërisë nisën në vitet ‘70-80, duke treguar tepër interes për këtë vend të vogël, por me një kulturë të pasur. Asokohe Elsie ishte student në Gjermani kur u njoh me Tiranën për herë të parë. Që nga kjo vizitë e parë ai u shndërruar në një njohës të mirë të gjuhesh shqipe, të gegërishtes dhe  u bë një ndjekës i rregullt i seminareve të Gjuhës Shqipe në Prishtinë. Elsie është ndarë sot nga jeta në moshën 67-vjeçare.

Një nga albanalogët më të njohur të fundshekullit të njëzet e fillimshekullit të njëzetenjë, autor i dhjetëra librave ka përkthyer në anglisht vepra të Migjenit, Lasgush Poradecit, Kongolit. Mes tyre spikat edhe poema me 30 këngë  “Lahuta e Malcis” e Fishtës e cila është një pjesë e rëndësishme e eposit shqiptar. Elsie ka botuar një përmbledhje me kritikat mbi letërsinë shqiptare ne studimet me titull “Studies in Modern Albanian Literature and Culture”, të cilat janë botuar edhe në Shqipëri e Kosovë.  Një përmbledhje për veprat e tij shkencore:

Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare. Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Westport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature (Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime. Kjo vepër e fundit doli në shqip me titullin Histori e letërsisë shqiptare, Pejë 1997, dhe polonisht me titullin Zarys historii literatury albanskiej (Pasqyra e historisë së letërsisë shqiptare), Torunj 2004. Ai ka botuar gjithashtu përkthime letrare në anglisht dhe gjermanisht, siç janë për shembull në vëllimin e UNESCO-s An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponje e arratisur fluturon: antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare), Londër 1993; Albanian Folktales and Legends (Përralla dhe legjenda shqiptare), Tiranë 1994; veprat poetike të poetit Migjeni (1911-1938) përkthyer në anglisht në vëllimin Free Verse (Vargjet e lira), Tiranë 1991, dhe në gjermanisht në vëllimin Freie Verse (Vargjet e lira), Idshtajn (Idstein) 1987; një antologji gjermanisht e poezisë shqiptare në Einem Adler gleich: Anthologie albanischer Lyrik vom 16. Jahrhundert bis zur Gegenwart (Si një shqiponjë: antologji e poezisë shqiptare nga shek. 16 deri me sot), Hildës’hajm (Hildesheim) 1988; dhe veprat e poetëve kosovarë Ali Podrimja (l. 1942) në Who Will Slay the Wolf: Selected Poetry (Kush do të vrasë ujkun: poezi të zgjedhur), Nju Jork 2000; Flora Brovina (l. 1949) në vëllimin Call Me by My Name: Poetry from Kosova (Verma emrin tim: poezi nga Kosova), Nju Jork 2001; dhe Eqrem Basha (l. 1948)në vëllimin Neither a Wound nor a Song: Poetry from Kosova (S’është plagë s’është as këngë: poezi nga Kosova), Nju Jork 2003. Këto përkthime janë bërë në bashkëpunim me shkrimtaren kanadeze, Janice Mathie-Heck (Kalgari).

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.