KreuCelebrity

Publikohet “Më mbaj” nga Elhaida Dani!

Këngëtarja Elhaida Dani, siç e kishte lajmëruar përmes rrjeteve të saj sociale, do të publikonte klipin e ri më dy tetor! Ajo kthehet në tregun muzikor shqiptar me këngën “Më mbaj”, një bashkëpunim me Dj Oltin, pas dy vitesh mungesë që prej pjesëmarrjes në Eurosong 2015!

Këngëtarja shkodrane ka zbuluar se për herë të parë tekstin dhe kompozimin e ka realizuar vetë. Kishim parë disa foto në Instagram  nga xhirimi i klipit, Elhaidën të veshur me të bardha në një pishinë, të lagur e sensuale. Klipi është xhiruar në Itali. Kënga është një baladë e ndjerë dashurie me nota melankolie në të. “Më mbaj” erdhii në kohën e duhur dhe duket se do ta rikthejë fuqishëm artisten e re më pranë publikut shqiptar, pas mungesës së gjatë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF