Obamat shpërngulen në Nju Jork?

Ish-çifti presidencial Michelle dhe Barack Obama janë parë duke vëzhguar një apartament në Manhattan në lagjen Upper East Side. Ata gëzojnë një pronë të tyren në “10 Gracie Square”, e megjithatë janë parë këto ditë duke vizituar apartamente të reja.

Mendohet se çifti ka zgjedhur një apartament dupleks me vlerë 10 milionë $ e se mund të shpërngulen së shpejti aty. Pesë dhoma gjumi, katër tualete, një librari me oxhak dhe një pamje nga East River. Obamat nuk e kanë komentuar apo përgjigjur ende pyetjeve nëse do të jetojnë në Nju Jork.

Qëkur u largua prej postit të presidentit, Obama ka fituar rreth 400.000$ për fjalimet e tij, ndërsa Michelle 200.000$ për shfaqjet e saj në publik. Çifti kanë përfituar edhe 65 milionë $ prej shitjes së të drejtave mbi marrëveshjet për librat e tyre.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *