“Trés chic” nga Chanel na la pa fjalë! 0 185

Ai nuk sjell vetëm koleksionet e reja, por ka gjithmonë mënyrën e tij unike të të prezantuarit të tyre! Karl Lagerfeld na solli një xhungël brenda Grand Palais, koleksionin  “Trés chic” për shtëpinë e modës Chanel.

Këtë herë Lagerfeld na befasoi me kanionin, ujëvarat, bimët kacavjerrëse dhe pasarelën në një rrjedhë uji për të prezantuar koleksionet delikate e elegante për sezonin Pranverë-Verë 2018. Modelet sollën një lloj eksplorueseje bashkëkohore e moderne, të shoqëruar me çanta, doreza, kapele e çizme tejet luksoze. Krijimet ishin pasuruar me bizhuteri me perla e kristale që sillnin sërish efektin e pikave të ujit e ujëvarës, ashtu si skena.

Veshjet dhe mantelet e tejdukshme kishin detaje të qëndisura. Mbizotëronte ngjyra e bardhë, por edhe ngjyrat pastel, nuk mund të mungonte e zeza dhe as e kaltra për të na kujtuar thellësitë e detit. Ju sjellim në galeri detajet më të bukura të koleksionit të Chanel Pranverë-Verë 2018.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *