KreuCelebrity

Arminës, Jonidës, Lorit apo Sarës, kujt i rri më bukur kjo çantë?

Çantat, një nga aksesorët më të dashur e të preferuar që na shoqërojnë kudo, “miket tuaja të ngushta”, tashmë nuk vijnë vetëm si një domosdoshmëri, por edhe si një aksesor mjaft fashion. Për në përditshmëri, por edhe për një mbrëmje elegante çanta është aksesori që zgjidhni gjithmonë me kujdes për të plotësuar look-un tuaj.

Por cilat janë çantat më të preferuara të vajzave fashionista e blogereve të njohura shqiptare e të huaja? Ju sjellim në galeri personazhet shqiptare që spikatin me stilin e tyre si Armina Mevlani, Jonida Maliqi e motrat Hoxha. Personazhet e huaj si Miroslava Duma, Aimee Song e Adriana Abascal. Vajzat e apasionuara pas modës kanë zgjedhur markat më të njohura e luksoze në botë për paraqitjet e tyre, kujt i shkon më shumë? Kush e ka kombinuar më bukur? Shfletoni galerinë tonë dhe jepni mendimin tuaj!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF