Chrissy Teigen dhe John Legend gati për beben numër dy! 0 13

Chrissy Teigen dhe John Legend janë gati që të zgjerojnë familjen e tyre. Ata e sollën në jetë Lunën, fëmijën e tyre të parë përmes fertilizimit in vitro dhe po planifikojnë sërish këtë metodë për fëmijën e tyre të ardhshëm pasi Teigen kishte vuajtur për vite me radhë për të mbetur shtatzënë.

Teigen ka shpjeguar për “Instyle” se ata e nisën me 20 embrione prej së cilëve mbetën vetëm tre. Embrioni i mbetur është djalë, e nëse çdo gjë do të shkojë me sukses, Luna do të bëhet me një vëllaçko. Ajo ka folur gjithmonë hapur si për shtatëzaninë edhe për depresionin pas lindjes, por kësaj here është gati që të përballet sërish me këto sfida. “Unë kam ditë me të vërtetë të mira dhe ditë me të vërtetë të këqija, dhe nuk dua të flas për ditët me të vërtetë të këqija”, tregon ajo për depresionin.

Chrissy nuk ka anashakaluar as postimin në Twitter, në të cilin shfaq gjthmonë anën e saj të humorit, ajo ka ndarë njoftimin edhe në këtë rrjet social: “Meqë kjo po ndodh përsëri, kam thënë se fëmija ynë i ardhshëm do të jetë një djalë, pasi ky është embrioni që kemi lënë. Një djalë. Kështu që.  Po.”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *