KreuFashion

Mbyllet Java e Modës pariziene, ja detajet që adhuruam nga Vuitton

Qasja futuriste e Nicolas Ghesquière në pasarelën e Louis Vuitton nuk ishte një risi. Për sezonin e ardhshëm Pranverë-Verë 2018 stili evolon në diçka ekstreme pa rrugë të mesme. Nga njëra anë e ardhmja, me syzet pasqyrë me formë sportive e të çrregullta, e nga ana tjetër e shkuara e largët, historitë e Francës në periudhën e Luigjit të XIV.

Modelet e Vuitton sjellin një grua si Mari Antuaneta, por bashkëkohore e të liruar prej korseve dhe fustaneve të rënda e të përshtatura me atletet gjatë ditës e natës. Madje, ka huazuar edhe redingotën nga veshjet mashkullore.

Pra, kjo sfilatë solli dy kulturat, të largëtën dhe bashkëkohoren me një këndvështrim social e estetik në një koleksion të vetëm. Ju sjellim në galeri detajet më mbresëlënëse të këtij koleksioni që mbylli Javën e Modës pariziene.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF