KreuCelebrity

Çfarë përmban mëngjesi i preferuar i mbretëreshës Elizabetë?

Kuzhinieri prej 11 vitesh i familjes mbretërore britanike, Darren McGrady na rrëfeu se mbretëresha Elizabetë konsumonte katër pije alkoolike çdo ditë.

Tani ai na zbulon se cili është mëngjesi i preferuar i 91-vjeçares. “Mëngjesi është një vakt mjaft i thjeshtë për mbretëreshën. Ajo preferon të konsumojë drithëra Kellog’s në tas plastik dhe çaj”, tregon ai.

Katër pije alkoolike në ditë, drithëra e çaj, nëna mbretëresha të kujton studentët e kolegjeve me këtë menu. McGrady  tregon se ajo adhuron çokollatën e zezë, por urren hudhrën dhe erën e saj. por, mbretëresha nuk është e vetmja në familjen mbretërore që zgjedh ushqimet e thjeshta. William dhe Harry kur ishin të vegjël preferonin fast-food-et. Princeshë Diana hynte në kuzhinë e lajmëronte që të anullohej dreka, pasi do t’i çonte djemtë në McDonald’s. E pabesueshme, apo jo? Diana, William dhe Harry në fast-food.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF