KreuCelebrity

Kim Kardashian, lotë pas publikimit të fotos me celulit

“Keeping up with the Kardashians” ka zbuluar një moment të veçantë të mbretëreshës së konturimit Kim Kardashian! Në muajin prill ajo ishte me pushime në plazhin Punta Mita të Meksikës dhe është fotografuar me bikini.

Në foton e 36-vjeçares, të pasmet dukeshin më të mëdha se zakonisht e me celulit. Në episodin e radhës të reality-t, janë publikuar reagimet e saj kur ka parë këto foto. Ajo ka parë foton me një shoqen e vetë dhe është shokuar e ka shpërthyer në lotë, duke përsëritur me sytë mbi telefon: “Unë nuk dukem ashtu”. Kim ka treguar se i duket e pamundur që e kanë fotografuar, ndërkohë që sipas saj, nuk kishte asnjeri në plazh me aparat fotografik.

Si pasojë, Kim ka humbur 100.000 ndjekës në Instagram.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF