KreuCelebrity

Luna, një kopje e John Legend!

Një nga çiftet më simpatikë të Hollywood-it, Chrissy Teigen dhe John Legend kanë vendosur se është momenti që të zgjerojnë familjen  me një fëmijë tjetër përmes farëzimit artificial ashtu siç sollën në jetë edhe vogëlushen Luna.

Çifti i njohur tregojnë dashurinë që kanë për njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale dhe Teigen në postimin e saj të fundit ka ndarë një foto të fëmijërisë së bashkëshortit të saj John Legend. “Bebi John = Bebi Luna” shkruan Chrissy dhe me të vërtetë që ngjashmëria e tyre është shumë e madhe, janë identikë!

Teigen ka bërë publik lajmin se fëmija i tyre i ardhshëm do të jetë djalë, nëse gjithçka shkon mirë! Ku i dihet, ndoshta djali mund t’i ngjajë asaj!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF