KreuFashion

Manolo Blahnik, ikona modeste e këpucëve luksoze

Stilisti i njohur spanjol Manolo Blahnik është themeluesi i një brand-i mjaft prestigjioz këpucësh luksoze. Admiruesi i arteve dhe modës filloi të tregonte aftësinë e tij duke skicuar këpucë për pasarela, koverin e Vogue e madje të hapte në SH.B.A butikun e tij. I frymëzuar edhe nga nëna e tij e cila nuk gjente kurrë këpucët e përshtatshme, ai u shndërrua në një stilist të famshëm këpucësh i cili njihet për stilin klasik e elegant që i solli shekullit të njëzetenjë.

Duke qenë një markë prestigjioze dhe e adhuruar këpucësh Blahnik ofron rrjete butikësh thuajse në të gjithë botën: në Londër, Nju Jork, Las Vegas, Athinë, Madrid, Stamboll, Dubai, Hong-Kong, Singapor e Stokholm. Si çdo veshje luksi, edhe këpucët e Blahnik kanë një numër të kufizuar prodhimi dhe logon e tij të dallueshme. Këpucët klasike me taka Manolo Blahnik janë: “BB Pump”, “Hangisi Pump”, “Swan Pump”, “Campari Pump”, “Chaos Sandal”.

Gjeniu i këpucëve të femrave numëron çmime dhe mirënjohje pafund në botën e modës. Modelet e tij unike e lehtësisht të dallueshme janë pjesë e dhjetëra filmave të njohur kinematografikë si “Sex and the city”, “50 Shades of Grey”, “Gossip Girl”, madje edhe Jay Z i përmend në tekstin e “Bonnie&Clyde”, duet me Beyonce. Të gjithë yjet duan këpucët e famshme “Manolo”, veçanërisht Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump i adhuron këto stiletto! Anna Wintour ka thënë: Nuk më kujtohet kur ka qenë hera e fundit që kam veshur këpucë të ndonjë stilisti tjetër”, ndërsa për Carolina Herrera-n këpucët e Manolos të bëjnë të dukesh më e gjatë. Iman, Rihanna dhe Krlie Kloss janë gjithashtu adhuruese të këtij brandi.

Manolo Blahnik është idea, artisti dhe njeriu i cili qëndron pas çdo pasarele të sukseshme! Shfletoni galerinë dhe njihuni me disa nga modelet më të pëlqyera të çdo vajze!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF