KreuFashion

Rose Lemonade, për nostalgjikët dhe ata që dashurojnë aromën e trëndafilit

Ndodhesh në Paris, Saint Tropez, Milano, Londër a New York, Dubrovnik a Santorini?! Vendi pak rëndësi. Hashtagu që ka bërë bashkë shumë blogerë të modës, veçanërisht këtë verë është #roselemonade! Rose Lemonade është që prej verës së kaluar e preferuar edhe në Shqipëri. Mbërritur ekskluzivisht nga kompania e njohur e distribuimit të pijeve në vend Albanian Distribution & Development (ADD) Rose Lemonade, është padyshim një pije dashuri me shikim të parë.

Të gjithë nostalgjikëve Rose Lemonade ju kujton limonadën e trëndafilit që na përgatisnin mamatë tona. Rose është një lloj limonadë viktoriane, e përgatitur me vaj trëndafili të pastër dhe të distiluar, i cili e ka prejardhjen nga lugina e njohur e trëndafilave në Kazanlak, Bullgari. Këtë e dëshmon aroma delikate dhe nuanca e trëndafilit origjinal që pija ka, ndërkohë që të gjithë përbërësit e recetës janë bimorë.

 

 

Një arsye e fortë kjo që është përqafuar kaq shpejt nga tregu vendas, sot Rose Lemonade është prezente në baret dhe restorantet më të mira të vendit, por dhe pija e preferuar e shumë personazheve. Askush nuk ka mundur t’i shpëtojë jo trendit, por kësaj joshjeje me një nga pijet më të preferuara të momentit!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF