KreuStil Jetese

Përfitimet nga terapia antistres e thurjes!

Thurja është një nga ato arte e punime me dorë që shumë vajza mund ta kanë mësuar, por e kanë lënë mënjanë. Tashmë është kthyer sërish në një veprimtari të preferuar e cila ka përfitime për mendjen dhe trupin, si dhe një mënyrë e mirë për të kaluar kohën. Ky aktivitet ka filluar të preferohet shumë edhe nga personazhe të famshëm si Uma Thurman, Demi Lovato, Amy Adams, Amanda Seyfried, e yje të tjerë të kinemasë, thurin  gjatë pushimit në mes të një skenë dhe një tjetre në setin e xhirimeve.

Përfitimet janë me të vërtetë  relaksuese. Sipas studimeve  thurja është një mjet efektiv për të gjetur lumturinë e luftuar stresin, pra të mbash lumturinë në çantë! Studimet  e fundit të Universitetit British Colombia kanë arritur në përfundimin se thurja mund të ndihmojë vajzat për të luftuar anoreksinë, nervozitetin e pasiguritë. Me pak fjalë, për ata që dëshirojnë t’i rikthehen këtij hobi, ja përfitimet:

Redukton ankthin dhe stresin.

Stimulon të dy hemisferat e trurit dhe ngadalëson humbjen e kujtesës.

Përmirëson lëvizjen e duarve duke zvogëluar rrezikun e artritit, dhe probleme të tjera të tilla si inflamacioni i kyçit të dorës, është një bekim sidomos për ata që shpenzojnë shumë orë pune përpara një kompjuteri.

Është një faktor inkurajues socializimi (ju mund të bëheni pjesë e një grupi që punon me shtiza) dhe ju rrit besueshmërinë në vetvete.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF