KreuCelebrity

Stefi Prifti dedikim këtë mëngjes Marinës, bashkëshortes së ndjerë!

Largimi nga jeta në një moshë mjaft të re e Marinës, bashkëshortes së këngëtarit Stefi Prifti, gati dy vite më parë ende lëndon njësoj për artistin korçar. Këtë mëngjes Stefi e ka nisur ditën pikërisht me një mesazh drejt saj, publikuar në faqen e tij në facebook. “Marinka! Unë thjesht jetoj në këtë jetë ku më le!”, Shkruan Stefi, fjalë në të cilat lexohet dhimbja. Nuk kanë munguar mesazhet mbështetëse të të njohurve dhe ndjekësve të artistit!

Marina dhe Stefi jetuan për shumë vite në Greqi, së bashku me dy vajzat e tyre, Maria dhe Joana. Me kthimin në Shqipëri Stefi vijoji karrierën muzikore, ndërsa Marina ju rikthye studimeve të letërsisë, për të cilën kishte përfunduar studimet e larta. Ajo bëri masterin dhe u angazhua si pedagoge në një universitet, ndërsa la në mes studimet për Doktoraturë. Marina u largua nga jeta në dhjetor të vitit 2015.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF