KreuCelebrity

Ariana Grande bën një ndryshim rrenjësor në look!

Jemi mësuar me look-un standard të  këngëtares Ariana Grande flokë të gjata të zeza e të kapura bisht në majë të kokës. Por, duket se këngëtarja ka ndryshuar mendim për sezonin vjeshtë-dimër, ajo vjen me një look të ri! Transformim drastik, por i bukur!

 

Këngëtarja ka menduar për një look më dimëror, më të akullt, ajo është shfaqur në rrjetet sociale me flokë ngjyrë gri! Një ndryshim i guximshëm, por i shkon me tiparet. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shfaqet me flokë me ngjyrë të çelët. Ajo ka provuar edhe nuancën lavendër-gri më parë, për koverin e videos “Focus”.

Fansat e kanë përkrahur këtë dryshim të Grande-së duke hedhur idenë se ky mund të jetë look-u i saj i zgjedhur për Halloween.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF