KreuCelebrity

Kë do shohim përkrah Arditit në “Kënga Magjike”?

Ka filluar faza e parë e edicionit të 19-të “Kënga Magjike”. Artistët prezantojnë këngët e tyre pjesëmarrëse tek “E Diela Shqiptare”. Por kë do të shohim në tre netët finale të këtij edicioni pranë Ardit Gjebreas?

 

Gjatë programit të djeshëm “E Diela Shqiptare” Ardit Gjebrea ka zbuluar se pranë tij do të jenë dy aktorët e humorit Erion Isai dhe Besart Kallaku. Do të jenë të tre, bashkëprezantues! Pasi aktorët e njohur të humorit kanë qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” Arditi ka zbuluar se ata do të jenë pjesë e “Kënga Magjike”. Ai shkruan se me ta nuk mbahet dot e qeshura, dhe po kështu edhe Erioni e Besi kanë konfirmuar lajmin në profilet përkatëse në rrjetet sociale. Do të kemi një festival plot të qeshura këtë vit!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF