KreuCelebrity

Orinda rrëfen se çfarë i ka mbetur peng nga dasma…

Ishte një nga dasmat më të komentuara të verës që lamë pas, ajo e këngëtarëve Orinda Huta dhe Turjan Hyska. Gjatë një interviste televizive, edhe pse kanë kaluar muaj, Orinda ka treguar disa detaje interesante nga dasma. Ajo ka qenë shumë e pavendosur me kalimin e ditëve kur dasma po afrohej dhe ja ka besuar organizimin Turit.

 

Një nga detajet e dasmës që Orindës i ka mbetur peng ka qenë pikërisht buqeta e saj e luleve. Këngëtarja ka zgjedhur t’i besojë kompozimit të shitësit të luleve, por ditën e dasmës është penduar! “Mos, pse nuk mora mendjen time”, është shprehur ajo, “Doja të shkoja aty ku më personifikonte mua. Ky është një nga detajet që më ka mbetur peng.”

Orinda shton se do të kishte preferuar një buqetë të thjeshtë  si fustani i saj, por me zambakë e lavendër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF