KreuCelebrity

Pas sherrit me Robertin, Fiori lë “Dance with me”?

Mbrëmjen e sotme në garën e kërcimit “Dance with me” ka pasur sërish debat e përplasje mes Fiori Dardhës e Robert Aliajt. Debati ka nisur mbi dhunën ndaj grave në familjet shqiptare. Fiori i është kundërpërgjigjur Robertit i cili ka thënë për çiftin Xheni-Benard se ata kërcejnë bashkë ndërsa të tjerët hanë dajak nga burrat: “Bashkëshorti im nuk e çon nëpër mend të ngrejë dorë mbi mua. Mjerë gruaja jote!”, ka thënë ajo dhe në momentin kur Roberti u ka kërkuar produksionit t’i heqin mikrofonin Fiorit se i duket si akullore, gazetarja i është përgjigjur që t’ja çojë gruas në shtëpi.

Në këtë debat të nxehtë ka ndërhyrë Valbona Selimllari, anëtarja tjetër e jurisë duke i kërkuar Fiorit të mos e marrë personale pasi kjo është e vërteta e dhimbshme e meshkujve shqiptarë të dhunshëm. Po kështu edhe Albi Nako është shprehur se është ndjerë sikur ka qenë pjesë e emisionit të Fevziut nga ky debat.

Pas këtij momenti ka ndërhyrë edhe Mehdi Malkaj duke i kërkuar Robertit të japë dorëheqjen, e ky i fundit i ka përmendur se është pensionist e karagjoz. Pas debatit, Fiori e ofenduar nga fjalët e Robertit ka deklaruar se tërhiqet nga gara. “Rugëtimin tim e mbyll këtu dhe ju uroj shumë suksese. Falenderoj produksionin për mundësinë”, ka thënë ajo. Përpjekjet e Alketës që Roberti t’i kërkonte të falur Fiorit kanë rezultuar pa sukses e janë shoqëruar me publicitet!

Fiori Dardha është konkurrentja e dytë që lë garën pas Linda Reit.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF