KreuCelebrity

Shkarkohet nga detyra producenti i njohur hollivudian nën akuzat për ngacmim seksual

Harvey Weinstein është tashmë zyrtarisht i pushuar nga puna, nga kompania të cilën e ndërtoi vetë! ky vendim është marrë dhe zbatuar në mënyrë të menjëhershme vetëm tre ditë pasi New York Times publikoi me detaje  histori të të paktën tetë personazheve të cilat prej tre dekadash kishin vuajtur nga ngacmimet seksuale të Weinstein. Producenti është nën akuzën e kërkimit të favoreve seksuale, me qëllim që t’u vinte në ndihmë për të ngritur një karrierë të suksesshme. Me ikjen e tij, kompania do të drejtohet prej të vëllait, Bob Weinstein së bashku me David Glasser.

 

65-vjeçari, lider i Weinstein Company, e ka pranuar se në shkuarën u ka shkaktuar shumë dhembje kolegëve dhe u ka kërkuar falje duke kërkuar fillimisht të merrte një pushim të përkohshëm. Ai është i martuar me stilisten e “Marchesa” Georgina Chapman dhe nuk ka dënime të mëparshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF