Urimi i ëmbël i Gigit për ditëlindjen e Bella!

Motrat më të famshme të pasarelave, Gigi dhe Bella Hadid na kanë treguar se kanë një lidhje të veçantë mes tyre dhe nuk ndihen aspak si rivale në fushën e modelimit për arritjet e njëra-tjetrës. Pas Gigit, edhe Bella, motra e saj më e vogël u bë një emër i njohur e mjaft i kërkuar nga stilistët më të famshëm në botë.

Bella, “Modelja e Vitit”, për vitin 2016-të sot ka ditëlindjen. Dhe Gigi, si një motër e madhe ka ndarë në profilin e saj një foto fëmijërie ku Bella është një bebe e porsalindur në krahët e saj. “Mbushen 21 vite qëkur u njoha me miken time më të mirë përgjithmonë (fakti që jam veshur me të kuqe në ditën e lindjes tënde është me siguri arsyeja më e madhe që kjo përbën dhe ngjyrën tënde të preferuar)”.

Bella, vajza e ditëlindjes i përgjigjet këtj postimi: “O Zot. E dija që kishte një arsye. Të dua përgjithmonë motër. Je shumë e mirë”

Gëzuar ditëlindjen Bella, e vogla e familjes Hadid!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *