“Anna Karenina” vjen në Millennium!

Nëse e keni harruar historinë e Anna Kareninës, mjafton të vini në kinema Millennium për ta riparë këtë herë në një këndvështrim tjetër, në një produksion nga origjina e vetë personazhit që prej datës 12 tetor do të rrëfehet në ekranin e madh të kinema Millennium.

“Anna Karenina: Vronsky’s Story” është një produksion rus i drejtuar nga regjisori i njohur Karen Shakhnazarov. Drama është një përshtatje e lirë e romanit të Leon Tolstoit që sjell jetën e Ana Kareninës këtë herë të kombinuar me rrëfimin publicistik  “During the Japanese War” dhe “Stories about the Japanese War” shkruar nga Vikenty Veresaev.

 

Në rolet kryesore interpretojnë Elizaveta Boyarskaya si Anna Karenina, Maksim Matveyev si Vronsky dhe Kirill Grebenshchikov si Sergey Karenin. Filmi që ka filluar të shfaqet në Rusi në muajin qershor të këtij viti mendohet se do të jetë edhe përfaqësuesi i kinemasë ruse për në garën e Oskarit 2018.

Ana Karenina është një nga personazhet e letërsisë që ka arritur më shumë përshtatje dhe ekranizime në historinë e saj. Filmi i parë është shënuar në vitin 1915, një film pa zë që do të ndiqej nga një version tjetër po i kësaj gjinie në vitin 1918 por tashmë si një produksion hungarez. Jeta e Kareninës do të vinte më pas në film ”Love” (1927) dhe në  Anna Karenina (1935). Përsëri  Anna Karenina vjen në ekranin e madh më 1948 në një produksion italo-anglez që do të pasohet në vitet në vijim nga veriosne indiane dhe arabe. Vetëm në vitin 1967 do të vijë produksioni rus “ Anna Karenina” që do të pasohet edhe nga tre versione të tjera kinematografike me të njëjtin titull në vitet 1985, 1997 dhe 2012 për t’u kthyer sërish në Rusi me produksionin më të fundit “ Anna Karenina” (2017). Personazhi i Tolstoit dhe historia e saj janë bërë frymëzim edhe për seritë televizive si: “Anna Karenina” (1977) dhe “Anna Karenina” (2000). Frymëzimi nuk është vetëm në botën e kinemasë dhe televizionit por edhe opera, e muzikale si: “ “Anna Karenina” (1978 opera),  “Anna Karenina” (1992 muzikal) dhe  Anna Karenina (2005 balet) dhe “Anna Karenina” (2007 opera).

Me pak fjalë Ana Karenina dhe historia e saj vazhdon të frymëzojë me sukses artistët!





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.