Debati i plotë mes Valbona Selimllarit dhe Fiori Dardhës! 0 88

Mbrëmë gjatë spektakli të kërcimit “Dance with me” në Tv Klan ju treguam mbi debatin që degradoi në fyerje e ofendime mes Robert Aliajt, Fiori Dardhës e Valbona Selimllarit. Fiori është ndjerë e ofenduar pasi Roberti ka thënë se të gjithë hanë dajak në shtëpi, sipas saj duke ju drejtuar kastit të konkurrentëve. Edhe Valbona është irrituar duke i kërkuar Fiorit të mos e marrë personale fjalën që Berti kishte në përgjithësi mbi realitetin e dhimbshëm shqiptar. Debatin e tyre plot tension e keni të plotë më poshtë! Lexojeni!

Fiori Dardha: “Kush ha dajak? Se nuk e kuptojmë këtë, ti flet në emër të të gjithëve. Dashje pa dashje, ti lëndon familjet e të gjithëve!

Valbona Selimllari: “Fiori, Fiori, Fiori!”

Fiori Dardha: “Më lëndon familjen time!”

Valbona Selimllari: “Fiori të lutem…më fal një sekondë…”

Fiori Dardha: “Këtë spektakel Valbona e sheh familja ime, e sheh mamaja ime dhe babai im dhe normalisht çuditen të dëgjojnë Bert Alinë…”

Valbona Selimllari: “Kjo është një e vërtetë e dhimbshme…”

Fiori Dardha: “Jo nuk është fare e vërtetë, absolutisht jo! Dhunë në familje ka në të gjithë botën…”

Valbona Selimllari, (çohet në këmbë): “Fiori mos bëj debat me mua të lutem. Mos bëj debat me mua, stop! Në realitetin shqiptar kjo është një e vërtetë e dhimbshme dhe stop, nuk kemi komente mbi këtë gjë. Për sa i përket asaj që tha Berti, në të cilën unë i dal shpesh në krah…”

Robert Aliaj: “Ai është një fenomen…”

Fiori Dardha:”O Bona nuk  e pranoj këtë…”

 

Valbona Selimllari: “O Fiori më fal, mos bëj zhurmuesin zemër, tani po flasim, të respektojmë njëri-tjetrin, të lutem. Ti fole e mbarove, e kam unë tani fjalën dhe të lutem më dëgjo. Po e përsëris prapë, në realitetin shqiptar kjo është një gjë e dhimbshme. Pra, meshkujt shqiptarë në shumicën e rasteve janë të dhunshëm. Nuk dua replikë për këtë gjë se është mendimi im dhe stop! Për sa i përket marrëdhënies personale, Berti s’tu drejtua ty, s’ju drejtua asnjërës nga ju…”

Fiori Dardha: “Ju drejtua kastit, unë jam pjesë e kastit!”

Valbona Selimllari: “Jo!”

Fiori Dardha: “Të gjitha këto”, tha, “Do hanë dajak kur të shkojnë në shtëpi”, unë jo! Më sheh familja ime, pikë!

Valbona Selimllari: “Kur erdhi ai moment e përgjithësoi dhe dha një mesazh që kalonte përtej personales.”

Robert Aliaj: “Sigurisht, sigurisht…”

Valbona Selimllari: “Të lutem mos diskutoni më mbi këtë gjë…”

Robert Aliaj: “Jemi në skenë dhe përgjithësojmë, kjo është e vërteta dhe nuk kemi gjë personale…”

Fiori Dardha: “Për të përciellë një mesazh duhet të gjesh fjalët e duhura dhe shpeshherë keqkuptohemi.”

Valbona Selimllari: “O Fiori nuk kemi nevojë për zhurmues zemër tani në spektakël, të lutem

 

Robert Aliaj: “Alketa do vësh rregull në spektakël?”

Fiori Dardha: “S’jam zhurmues fare unë…”

Alketa Vejsiu: “Fevzi, kam nevojë për shkopin tënd magjik, Fevzi!”

Valbona Selimllari: Na lodhët mi gocë, na lodhët moj shpirt!”

Robert Aliaj: “Alketa ta mbaroj, a ta mbaroj, të lutem?

Fiori Dardha: Po përpiqemi që ta zhdukim dhunën në familje, këtu themi do  na rrahin burrat. Po rri taniiii!”

Robert Aliaj: “Alketa, Alketa, hiqjani mikrofonin kësaj se e ka ngatërruar me akulloren. I duket si akullore. Hiqjani që të flas të mbaroj unë”

Fiori Dardha: “Përderisa vjen këtu të pëlqen më shumë akullorja” ( çohet në këmbë).

Valbona Selimllari: “Tani Berti të mos e teprojmë…”

Fiori Dardha: “Unë nuk jam askush nga ato që je mësuar ti këtu Robert!”

Valbona: “Mbylleni me fyerjet…”

 

Fiori Dardha: “Këtë akullore unë e lë tani dhe mund t’ja japësh gruas tënde që tani në këto momente, t’ja dërgosh në Bruksel se e ke lënë vetëm atje.” (Hedh mikrofonin dhe largohet)

Robert Aliaj: “Unë desha të them vetëm një frazë e ta mbyllim këtu”

Alketa Vejsiu: “Unë them t’i themi poshtë dhunës kundra burrave!” (Qesh)

Robert Aliaj: “Alketa mua më vjen keq që duhet të them këtë që do them tani, ai spitali europian nuk e di a e heq majasellin nga goja ta çojë në vend të vetë se duket që paskemi nevojë.”

Alketa Vejsiu: “Shiko, unë nuk e përballoj dot më këtë diskurs tani, do e lë unë mikrofonin, do iki të kërcej në prapaskënën e “Dance with me”.

Valbona Selimllari: “Tani mjaft, u teprua”.

Robert Aliaj: “Ajo që thotë valbona është shumë e saktë!”

 

Alketa Vejsiu: “Jam shumë dakord!”

Valbona Selimllari: “Duhet të ketë një kufi mes debateve, ju lutem se jemi këtu përpara një spektatori, mbani kufij midis debateve se nuk jemi në kafe!”

Robert Aliaj: “Ne Alketa jemi artistë dhe këtë po e them njëqind mijë herë, përgjithësojmë, i drejtohemi njëri-tjetrit dhe kemi audiencën, ajo që tha Valbona është një realitet! Po vriten gratë këtu! E për të fituar çikë vëmendje ne ça s’bëjmë! Shesim edhe by***, edhe martohemi edhe shesim ato mbathjet e grave.”

Valbona Selimllari: “Mos e tepro tani, thamë që nuk do e kalojmë në personale. Jemi edhe ne pjesë e këtij kasti dhe thamë që do e kalojmë me humor e të kënaqemi. Unë nuk kam qejf të jem këtu dhe të dëgjoj debatet tuaja prandaj të lutem vërini kufij debateve për respekt të atyre që na shikojnë dhe për respekt të vajzave dhe djemve që kërcejnë!”

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *