KreuCelebrity

Dua Lipa përkrah “Paradën e Krenarisë” në Prishtinë!

Sot është mbajtur për herë të parë në Prishtinë “Parada e Krenarisë”. Në sheshin “Skëndërbeu”, siç edhe ishte paralajmëruar para disa ditëve,  kanë marshuar qytetarë me flamuj në duar për të mbrojtur të drejtat e komunitetit LBGT si dhe për të ndaluar diskriminimin ndaj tyre!

 

Kjo paradë, ka tërhequr edhe vëmendjen e këngëtares së njohur Dua Lipa, e cila e ka përkrahur dhe i ka dedikuar një status në profilin e saj në Twitter. Madje, ajo ka folur shqip!

 

“Në Kosovë është mbajtur sot parada e parë e krenarisë,  në Prishtinë. Dashuria është dashuri. Në emër të dashnisë!”, ka shkruar ajo.

Këngëtarja është në mes të turneut të saj muzikor dhe në nëntor pritet të performojë në “MTV EMA” ku është e nominuar edhe në tre kategori.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF