KreuArt

Një lajm i mirë për fansat e “50 hijeve”!

Për të gjithë adhuruesit e trilogjisë së famshme “50 hijet e Grejit” nga E. L. James ka zhvillime të reja! Trilogjia është tashmë në treg dhe filmi i tretë do të shfaqet në shkurt, por autorja ka menduar për të sjellë një tjetër projekt për dashamirësit me një datë konkrete!

 

Autorja e bestsellerit ka lajmëruar se libri i saj i radhës, po vjen. “Darker: Fifty Shades Darker as Told by Christian” do të jetë në treg në 28 nëntor. Ky libër rrëfen historinë nga pikëpamja e protagonistit Christian Grey. James ka treguar se është nisur të shkruajë këtë libër e inspiruar nga personazhi i Grey. “Është interesante të jesh brenda kokës së tij”, ka rrëfyer ajo, “Në këtë vepër do të hyjmë më thellë, në kujtimet e tij të dhimbshme, në momentet që e dëmtuan si edhe në njeriun me të cilin Ana ra në dashuri.”

James ka shtuar se e kupton padurimin  e fansave të trilogjisë së saj për të parë trailerin i cili do të dalë së shpejti. Libri i fundit “Darker” do të publikohet në nëntor, për nder të ditëlindjes së Ana-s.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF