KreuCelebrity

Pas largimit të Fiorit nga DWM, reagon Linda Rei!

Ky edicion i spektaklit të kërcimit “Dance with me” është shoqëruar me debate që në fillimin e tij. Pjesëmarrja e ish-konkurrentes Linda Rei në garë ishte e tillë që nga fillimi në fund. Ajo u largua pasi nuk u përshtat me kushtet dhe buxhetin që produksioni kishte vënë në dispozicion të konkurrentëve.

 

Mbrëmja e djeshme u shoqërua gjithashtu me një debat i cili vijoi me fyerje e ofendime mes Robert Aliajt dhe Fiori Dardhës. Fiori ishte vendosur të linte garën në mes pasi u ndje e ofenduar. Megjithatë, ndërhyrja e bashkëshortit të saj e ktheu në skenë në të cilën ajo performoi me partnerin Iljard Shaba e veshur me xhinse dhe atlete. Gazetarja u shpreh se rrugëtimi i saj në këtë spektakël përfundoi. Ajo është e dyta që largohet nga ky edicion pas Linda Reit, e cila përmes rrjeteve sociale ka shprehur opinion e sa mbi këtë largim.

Ja se çfarë mendon Linda: “Jo për gjë, kam respekt e të admiroj! Fjalët e tua pak a shumë janë edhe të miat. Nuk e di i kujt është faji, por njerëzit që janë të realizuar në jetën e tyre nuk ndiejnë kënaqësi dhe kanë dëshirë të largohen nga ky spektakël pa respekt ndaj njerëzve”, i është drejtuar ajo Fiorit teksa na ka treguar se ka ndjekur video me momente nga spektakli i mbrëmshëm.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF