KreuCelebrity

Yjet e Hollywood-it kundër Weinstein

Harvey Weinstein, producenti që themeloi “Weinstein Company” tashmë është pushuar nga puna nën akuzat për ngacmim seksual ndaj femrave me të cilat ka punuar në tre dekadat e fundit. Ai deklaroi se e ka kuptuar që u shkaktuar shumë dhembje kolegeve dhe është shfajësuar duke thënë se ishin vitet ‘60-70-të kur ai ka filluar punën dhe atëherë ishin kohë të tjera, sjellje dhe kulturë tjetër. Weinstein ka kërkuar falje duke treguar se do të përpiqet të bëhet një njeri më i mirë.

Por, si janë ndjerë yjet më të njohur të Hollywood-it pasi “New York Times” bëri publik skandalin e producentit të famshëm me të cilin kanë punuar për vite me radhë? Ata kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj tij, ja disa prej reagimeve te tyre:

Kate Winslet: “Fakti që këto gra kanë vendosur të flasin për një nga njerëzit më të rëndësishëm të filmave është e guximshme dhe shokuese. Nuk kam aspak dyshime se ato kanë kaluar e po kalojnë ende momente traume. I përkrah për kurajon. Shpresoja se këto histori do të ishin thashetheme, por ndoshta paskemi qenë të gjithë naivë dhe tani jam e nevrikosur. Ky degradim nuk meriton aspak tolerancë, femrat nuk duhet të trajtohen kështu në asnjë vend pune në botë”.

Aktorja Meryl Streep në ceremoninë e “Golden Globes 2012” e quajti producentin “Zot”, ndërsa tani është distancuar prej tij: “Ky lajm i turpshëm për Weinstein na ka tronditur të gjithëve ne që kemi punuar me të e që kemi patur mbështetjen e tij. Gratë që kanë ngritur zërin ndaj këtj abuzimi janë heroina!”.

Juddy Dench: “Weinstein ka përkrahur karrierën time për 20 vjet dhe unë nuk isha në dijeni për këto vepra të tmerrshme. Mbështes me përzemërsi ato që kanë folur”.

Rose McGovan: “I bëj thirrje bordit të jap dorëheqjen. Dhe burrave të ndalojnë burrat e tjerë së qeni të neveritshëm. Fuqia e Hollivudit po vdes sepse shoqëria po rritet e po ndryshon ndërsa meshkujt e Hollivudit jo. Jetoj dhe punoj në botën e Hollivudit dhe ndihem e zënë ngushtë të punoj me ta.”

Lena Dunham: “Burrat si Weinstein kërcënojnë lirinë financiare, sigurinë dhe karrierën tuaj. Tani është koha për të dëgjuar dhe për të mësuar, për të mos bërë gjykime etike për gratë që u kërcënuan, u detyruan dhe u dëmtuan “.

Julianne Moore është shprehur se abuzimet seksuale janë të frikshme dhe falenderon për guximin gratë që folën, sipas saj kjo do të ndikojë që kultura të ecë përpara.

George Clooney, edhe pasi Harvey e pranoi, pohon se e njeh prej njezet vitesh dhe nuk ka parë kurrë sjellje të tilla prej tij.

Jessica Chastain: “Më kishin paralajmëruar që prej fillimit, këto histori fliteshin kudo. Ta mohosh, nënkupton se do të ndodhë prapë!” ka treguar ajo për ndjekësit në Twitter.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF