KreuCelebrity

Bella është lidhur me Drake? Yolanda Hadid rrëfen…

Bella, e vogla e familjes Hadid sapo ka mbushur 21-vjeç e për ta celebruar këtë ditë bëri një festë të madhe me miqtë e familjen. E ëma, Yolanda Hadid ka qenë e ftuar në programin e Andy Cohen ku midis të tjerash është pyetur edhe për dy vajzat e saj, yje të pasarelave. Me të ka qenë e ftuar edhe Carla Bruni.

 

Cohen i ka bërë Yolanda-s edhe disa pyetje me spec, nëse Bella është ende e lënduar nga ish-i i saj The Weeknd i cili është në një lidhje me këngëtaren Selena Gomez. Yolanda ka treguar se të bijës tashmë nuk i bëhet më vonë për këtë histori. Moderatori  ka zbuluar gjatë emisionit se festën e ditëlindjes së Bella-s e ka organizuar reperi Drake, ai e pyet: “A është Bella në një lidhje me Drake tani?” Yolanda përgjigjet disi e nervozuar se ata janë vetëm miq. Megjithatë, kur Cohen insistoi se ai i organizoi ditëlindjen modeles, Hadid nuk ka dashur të tregojë më tepër, por i është përgjigjur se edhe pse ishte pjesëmarrëse në festë nuk e dinte këtë detaj. Nuk e dimë nëse ka diçka mes Drake e Bella, Yolanda nuk tha as po as jo në intervistë, ama mund të themi se ai është me të vërtetë një mik bujar i modeles!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF