Detajet që nuk i kemi ditur për lidhjen e Lorikut me Monikën!

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana i dha zyrtarisht lamtumirën futbollit vetëm dy ditë më parë. Ai kishte zgjedhur ndeshjen me Italinë për të finalizuar këtë moment të karrierës së tij. Madje, për herë të parë pamë edhe portretin e të birit, vogëlushit dy-vjeçar Boiken të cilin Loriku nuk na  e kishte zbuluar kurrë të plotë më parë përmes rrjeteve sociale.

 

Gjatë një interviste televizive sot në “Wake Up”, Cana ka rrëfyer momentet mjaft emocionuese kur ka zbritur në fushë me të birin për të gjuajtur topin për herë të fundit. Edhe pse është tejet i rezervuar mbi jetën private, Loriku ka treguar disa detaje mbi lidhjen me Monikën, bashkëshorten e tij italiane e cila është arkitekte në profesion.

 

 

Që në momentet e para kur janë njohur, Cana i kishte bërë të ditur të dashurës së tij në ato kohë se kjo lidhje nuk do të zgjaste shumë, pasi ai mendonte që të martohej me një vajzë shqiptare. Por, duket se gjërat nuk kanë shkuar aspak ashtu. Pas një bashkëjetese disavjeçare ata janë dashuruar, martuar e tani janë bërë prindër të Boikenit!

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.