Dhurata e paimagjinueshme e London Noor për ditëlindjen e parë…

Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër të një djali një 13 dhjetor të vitit të kaluar. Ardhja në jetë e London Noor i ka sjellë shumë lumturi çiftit që ishin në lidhje prej vitesh.

 

Mami Sara, një nga trashëgimtaret e Top Medias, si një nënë me kohë të plotë ndan me ndjekësit momente të ndryshme të të birit i cili po rritet e për dy muaj do të mbushë një vjeç. Po çfarë dhurate do të marrë ai? Fotoja e fundit e Sarës është kaq humoristike! Çfarë mendon se do fëmija jot: Tortë, lodra, veshje, dhe çfarë do fëmija jot me të vërtetë: Kuti e shishe bosh! “Të preferuarat e London janë sirtarët e mamit me make up dhe kanaçet e plehrave!”, shkruan ajo.

Fëmijët janë me të vërtetë të paparashikueshëm!





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.