Dje zyrtarizuan lidhjen, por prej sa kohësh janë bashkë Klea me Elgitin?

Gjatë ditës së djeshme Klea Huta dhe Elgit Doda vendosën të bënin publike lidhjen e tyre të dashurisë për të cilën ishte folur gjatë gjithë verës pas publikimit të fotove të tyre së bashku në plazh. Pas mohimeve të njëpasnjëshme bërja zyrtare e marrëdhënies së tyre përmes një fotoje romantike në profilet përkatëse të secilit u shoqërua me shumë urime e komente nga miqtë e ngushtë, për të cilën me siguri dinin diçka më tepër mbi këtë lidhje.

 

Gjatë ditës së sotme këngëtarja Rezarta Shkurta e ftuar në “Pasdite në Top Channel” ka folur mbi miqësinë e ngushtë që ka me kompozitorin Elgit Doda. Moderatorja Jonida Shehu e ka pyetur këngëtaren nëse e ka uruar Elgitin për lidhjen me Klean, e Rezarta i është përgjigjur se i ka uruar që në momentin kur e ka marrë vesh! Rreth një vit më parë!

Pas një viti, Klea e Elgiti u dorëzuan e pranuan lidhjen e tyre të dashurisë!

 

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.