Ja se kur do ta shpallin fejesën Markle dhe Harry!

Duket se princ Harry e ka gjetur princeshën që i ka rrëmbyer zemrën e do të zyrtarizojë fejesën shumë shpejt. Pasi çifti u shfaq bashkë në Invictus Games në Toronto, burime të afërta pranë tyre rrëfejnë se propozimi ka ndodhur!

 

Harry dhe aktorja 36-vjeçare e “Suits” po e mbajnë privat lajmin vetëm tek familjarët e miqtë më të ngushtë duke u kënaqur përpara se lajmi të marrë dhenë. Fejesa do të jetë një ceremoni mjaft private e intime me të dashurit e tyre, në muajin e ardhshëm pasi kjo është periudha në të cilën Markle përfundon angazhimet profesionale në Amerikë për t’u rikthyer sërish në Londër.

Pas gati pesëmbëdhjetë muajsh bashkë, Harry preferon një dasmë me rrethin e ngushtë, zgjidhja perfekte për Meghan e cila nuk ka dëshirë të shpenzojë shuma marramendëse mbi këtë event. Një mik i Harry-t ka treguar se çifti nuk mund të mos përfshinte në planet e tyre për një dasmë të mundshme William-in dhe Kate.

 



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.