Neritan Liçaj-Kumbaros: “Mos e përdhuno magjinë e Butrintit!”

Prej disa ditësh qarkullon lajmi mbi ndërtimet e Ministrisë së Kulturës në zonën arkeologjike të Butrintit. Ky projekt ka shaktuar debate dhe është cilësuar si skandaloz jo vetëm nga opozita, pra Partia Demokratike, por edhe nga specialisti i arkeologjisë Neritan Ceka i cili është shprehur se ndërtimet brenda zonës arkeologjike të Butrinit ndalohen nga ligji dhe UNESCO. Ministrja Kumbaro ka deklaruar se muret e kalasë nuk do të preken, por ka si qëllim që të ndërtohet një ambient pushues në një godinë ekzistuese për të cilën UNESCO është në dijeni.

 

Mbi këtë temë të diskutuar në ditët e fundit ka reaguar edhe aktori i njohur Neritan Liçaj, në profilin e tij në Facebook. Ja se si shprehet ai mbi këto ndërtime të cilët i quan “proçka” në një vend ku edhe ka interpretuar si aktor: “E nderuara Ministre e Kulturës Kumbaro. Meqë vini nga bota akademike besoj duhet të dini se amfiteatri është arenë sportive e asaj kohe… antikitetit, ku zhvilloheshin ndeshje gladiatorësh dhe gara atletësh… Butrinti nuk ka amfiteatër por teatër. Dhe të lutem mos ndërto gjë aty se e përdhunon atë magji me jehonë mijëravjeçare. Me shumë respekt dhe përulje Neritani që ka interpretuar disa herë në atë tempull ku ju keni shkelur si biznesmenopolitikanoadministratore dhe mbase ndonjëherë dhe si vizitore, por asnjëherë si intelektuale me vlera të rralla e botës akademike….. se përndryshe nuk do e kishit bërë këtë proçkë, jo kryeministri t’ua kërkonte por dhe Perëndia.”



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.