KreuCelebrity

Reagon Georgina Chapman, bashkëshortja e producentit Weinstein!

Pas një heshtjeje disa ditore pasi u bë publik skandali i ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale të producentit të “Weinstein Company”, Harvey Weinstein me koleget femra, bashkëshortja e tij Georgina Chapman stiliste e firmës së njohur “Marchesa” ka bërë publik lajmin se e ka lënë atë.

 

Georgina ka folur për revistën “People”: “Më është thyer zemra për të gjitha femrat që kanë vuajtur nga dhimbja e tmerrshme e këtyre akteve të pafalshme. Kam vendosur ta lë bashkëshortin tim”. Ajo ka shtuar se tani prioritet kanë fëmijët e saj të vegjël dhe se do të kërkojë privatësi të plotë nga ana e mediave për këtë gjë. Çifti janë të martuar që prej vitit 2007 dhe kanë dy fëmijë. Divorci vjen menjëherë pas pushimit nga puna të Weinstein.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF