KreuCelebrity

Beyonce përcjell mesazhe të forta kundër dhunës ndaj vajzave në klipin e ri

Këngëtarja Beyonce Knowles ka publikuar videoklipin e ri me titull “Liria”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Vajzës e cila ishte dje, në 11 tetor. Në klip shfaqen vajza të vogla nga e gjithë bota të cilat kërcejnë e  interpretojnë fort e në një mënyrë të ashpër ekspresive ashtu si vetë Beyonce.

 

Ndërkohë që vajzat performojnë, në klip shfaqen statistika mbi dhunën kundër vajzave në botë. Ja disa prej mesazheve të shfaqura: “Jepini fund dhunës ndaj vajzave”, “Lërini vajzat të shkojnë në shkollë”, “Jepini fund martesës së vajzave të vogla”. “Vajzat përreth botës po luftojnë për lirinë e tyre çdo ditë. Bashkohuni me to,” është  mesazhi përmbyllës në fund të videos.

Klipi është realizuar në bashkëpunim me “Chime for a change” një fushatë për ngritjen e fondeve dhe ndërgjegjësimit për gratë dhe vajzat anembanë globit dhe “Qëllimet Globale”, e cila trajton çështjet që përfshijnë varfërinë, urinë dhe arsimin. Videoja është e dyta e akteve bamirëse të Beyonces këto kohë, pas remiksit të saj “Mi Gente”, të ardhurat e të cilave do t’u dhurohen viktimave të stuhive dhe tërmeteve në Meksikë, Porto Riko dhe ishuj të tjerë të Karaibeve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF