Iris Elezi zgjidhet në vend të Elvira Diamantit

Aktorja e njohur Elvira Diamanti e cila ishte Drejtore e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion prej disa javësh. Ministria e Kulturës ka bërë publik lajmin se ky pozicion i është besuar Iris Elezit, e cila sapo është emëruar në detyrën e re.

Iris Elezi është një regjisore dhe skenariste e shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për teori dhe kritikë filmi. Ajo ka realizuar disa projekte, dokumentarë e disa filma artistikë të shkurtër si:  “Gjethja e fundit”, “Vetëvrasja”, “Rilindja”. Elezi ka marrë pjesë në festivale të rëndësishëm filmi  dhe u bë e njohur për  publikun shqiptar me filmat artistikë me metrazh të gjatë “Bota” e “Nën kallamishte”. Iris Elezi është një prej emrave që kanë themeluar Projektin për Kinemanë Shqiptare, që synon ndërgjegjësimin për ruajtjen e Arkivës Kombëtare të Filmit. Ajo ka dhënë mësim në  Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi” në Tiranë.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.