Fizikun e Victoria Beckham mund ta keni edhe ju, ja sekreti!

Victoria Beckham, stilistja 43-vjeçare na ka treguar rutinën e mëngjesit në familjen Beckham, ushqimet e tyre të preferuara  si dhe sekretin e fizikut të saj perfekt. Ajo ndjek një regjim të shëndetshëm për vete edhe për fëmijët Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper. Të gjithë në familje e nisin ditën me një dozë të caktuar uthull molle, 2 lugë të vogla me stomakun bosh.

 

Victoria ka ndarë në profilin e saj në Instagram dietat e shëndetshme të fëmijëve: perime jeshile, fruta dhe smuthi, drithëra, fara të ndryshme dhe qumësht pa ëmbëlsues.

Përmes rrjeteve sociale stilistja lë të kuptojmë se fëmijët e adhurojnë këtë mënyrë të shëndetshme të ushqyeri dhe e preferojnë edhe si vakt për me vete në shkollë.

 

 

Përveç kujdesit me ushqimit Victoria bën tre milje vrap çdo mëngjes dhe një orë stërvitje me instruktorin personal. Çifti Beckham i kanë edukuar edhe fëmjët me aktivitet fizik, Cruz bën palestër ndërsa Harperin e kemi parë të marrë leksionet e para të futbollit e  boksit.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.