KreuCelebrity

Shpërthen Robert Aliaj: “Llapaqene…”

Mbrëmja e kësaj të hëne në garën e kërcimit “Dance with me” u shoqërua me debate të gjata mes anëtarëve të  jurisë Valbona Selimllari e Robert Aliaj dhe konkurrentes Fiori Dardha. Debati mbi dhunën ndaj grave në familje degradoi në ofendime e fyerje mes tyre, siç ua treguam të plotë në Bordo.al, e për pasojë Fiori e ndërpreu rrugëtimin e saj në këtë garë.

 

Pas spektaklit të së hënës dhe heshtjes së tij në këto ditë, vjen reagimi i Robert Aliajt në profilin e tij në Instagram: “Në emër të popullit. Sa qesharake të akuzohesh nga llapaqenër për papërgjegjshmëri, ndërkohë që akuzuesi/ja manipulator/e llapaqen/e kur flet, zbulon karakterin e tij/saj dhe duartrokitet.”

Në këtë post, Aliajn e kanë përkrahur ndjekësit duke e quajtur atë një njeri që thotë gjiithmonë të vërtetën, në realitetin shqiptar e në skenë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF