KreuCelebrity

Si po e përjeton Elgit Doda vëmendjen mediatike…?

Dy ditë më parë, Klea Huta dhe Elgit Doda, një nga çiftet më të komentuar të verës, zyrtarizuan lidhjen e tyre përmes një fotoje në rrjetet sociale. Pasi ishin treguar të rezevuar mbi marrëdhënien e tyre ata vendosën të bënin publike. Duket se kompozitori nuk e ka marrë aspak për mirë të gjithë këtë vëmendje mediatike të momentit. Ai ka reaguar në Instagram duke u shprehur se sipas tij, në vendin tonë mediat vlerësojnë për skandalet e lajmet rozë e jo për artin. Elgiti ka kritikuar mediat që nuk e kanë vlerësuar për punën, por për lidhjen e dashurisë. Ja reagimi i tij gjatë ditës së sotme:

 

“Çfarë i duhet arti një artisti? Në Shqipëri, në vendin ku jetojmë e punojmë mjafton të krijosh një lidhje, mjafton të prodhosh një skandal, mjafton të bësh një “scoop” dhe je në qendër të portaleve. Vërshojnë telefonatat për emisione… Nuk ka rëndësi nëse përfaqëson llum apo intelekt! Puno ti o vëlla, rri pa gjumë, lodhu pa fund, bëj këngë, fito festivale, prodho hite muzikore, askush s’e vret mendjen se këto gjëra janë lajmi i vërtetë dhe duhet ta ushqesh publikun dhe të marrësh klikime dhe audiencën e merituar. I/e dashur drejtues portali, I/e dashur drejtues emisioni, ushqeje këtë publik “të pafajshëm” me gjëra qe ja vlejnë sepse ky duhet të ishte misioni yt! Mediokriteti dhe Pseudoarti tashmë falë jush kanë zënë vënd fuqishëm në të shkretin “Vend”. ”

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF