6 mënyra efikase për të djegur 500 kalori në ditë

Që të arrish të djegësh 500 kalori në ditë do të thotë që të humbësh mes 500-900 gramë në një javë. Zbulo sesi duhet të arrish këtë objektiv ose qëllim me aktivitetet që të pëlqejnë më shumë. Kushdo që do të humbasë peshë e di që për të arritur këtë qëllim duhet vullnet dhe qëndrueshmëri, përsa i takon ushqyerjes dhe aktivitetit fizik.

Çelësi është që duhet të reduktohet konsumimi i kalorive dhe të rritet aktiviteti fizik, dhe në mënyrë të veçantë duhet që të digjen më shumë kalori se ato që merren nga ushqimi. Nëse harxhon 500 kalori në ditë, në një javë mund të humbasësh 450-900 gramë. Djegia e 500 kalorive në ditë është një objektiv që të gjithë mund ta arrijnë mjaft lehtë, pasi përpjekja është minimale dhe kërkon pak kohë. Por si të djegësh 500 kalori? Mjafton vetëm të gjesh një lloj aktiviteti fizik të këndshëm që të mund ta bësh çdo ditë.

Vrapo ose ec

 

Nëse vraponi me një shpejtësi prej rreth 10 km në orë, mund të digjni 500 kalori në 44 minuta. Për një kohë të shkurtër 30 minuta, duhet të kaloni një shpejtësi prej rreth 13 km në orë. Nëse preferoni të ecni, duhet ta praktikoni për të paktën 60 minuta dhe një shpejtësi prej 8 km / orë për të parë rezultatet.

Biçikleta

 

Një pedalim prej 60 minutash me ritëm të moderuar të lejon të djegësh rreth 500 kalori. Mund të përdorësh si biçikletën ashtu edhe step-in në shtëpi. Nëse praktikon pedalimin mund të arrish të njëjtin  rezultat në 40 minuta.

 

 

Noti

Kur bën nxehtë, i vetmi vend i mirë është uji. Përfitoni! Notoni për rreth 50 minuta në të njëjtin ritëm, është i mjaftueshëm  për të djegur 500 kalori, pa djersitur.

 

 

Yoga ose Pilates

Nëse preferon disiplina më të ëmbla, por jo më pak impenjative, e di që duhet të praktikosh Yoga për të paktën dy orë resht për të djegur 500 kalori. E njëjta gjë vlen dhe për pilates.

 

 

Hula Hoop

Që fëmijë çmendeshe për hula hoop? Bëni një rikthim nëse e keni ende në bodrum, ose me një të ri. Nëse jeni në gjendje të mbani një ritëm të qëndrueshëm, me hula hoop mund të djegësh 10 kalori në minutë. Kjo tregon se 50 minuta aktivitet të bëjnë të djegësh 500 kalori.

Pastrimi i shtëpisë

 

Të bashkosh të dobishmen me kënaqësinë? Ose më mirë të thuhet të bashkosh të dobishmen me të dobishmen. Me rreth dy orë pastrim shtëpie mund të djegësh 500 kalori. Punët që mund të bësh janë të shumta: kaloni fshesën me korrent, lani dyshemenë, merrni pluhurat, lani banjën dhe mbani grumbuj të rëndë teshash të pista. Ju mund të reduktoni kohën tuaj për 15 minuta derisa jeni në lëvizje duke pastruar shtëpinë, këndoni  ose vallëzoni. Në këtë mënyrë pastrimi do të jetë më i bukur dhe më efektiv.





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.