Eve Duet, parfumi i parë në Avon me dy anë për mundësi të pafundme aromash

Nëse mundësia jonë e zgjedhjeve reflekton humorin tonë të ndryshëm çdo mëngjes, përse të mos e shprehim gjendjen tonë shpirtërore edhe me anë të parfumit? Me kaq shumë pamje të bukura, misterioze, të ndryshme që krijojnë personalitetin e një femre, një aromë e vetme mund të reflektojë githçka që ne jemi. Avon feston dimensionalitetin e shumëfishtë, të femrave kontemporane me lançimin e aromës Eve Duet: një aromë unike me dy anë. Të dyja aromat janë krijuar në harmoni perfekte, për t’u mbajtur vetëm ose për t’u përdorur së bashku në krijimin e mundësive të pafundme nga një arome. Nga një parfum me nota frutash dhe lulesh në një aromë tërheqëse dhe sensuale lulesh, Eve Duet ju fton në një udhëtim të bukur eksperimental, duke i dhënë kënaqësi kontraditave dhe kontrasteve që mbizotërojnë tek një femër.

Për të personifikuar anët e ndryshme të aromës Eve Duet, AVON shpall aktoren Eva Mendes si imazh të kësaj arome. Eva është një aktore e talentuar dhe një femër e bukur, e njohur gjerësisht për rolet e saj të ndryshme si një femër e kohëve moderne. Nga nënë e dy fëmijëve, në një stiliste mode dhe sipërmarrëse, Eva i jep kënaqësi kujtdo që e takon me personalitetin e saj të mprehtë, të guximshëm dhe të çiltër.

“Është vërtetë një kënaqësi të bashkëpunosh me një kompani që kupton dhe respekton femrat për kaq shumë vite. Mua më pëlqen të jem krijuese dhe të eksperimentoj me look-un tim për pamje të ndryshme në varësi të gjendjes sime shpirtërore, duke qënë e lire të shpreh lirshëm veten time. Të festosh individualitetin tend me anë të një parfumi është argëtuese. Aromat luajnë një rol të rëndësishëm në jetën time dhe mua më pëlqen të provoj kombinime të ndryshme Sensuale apo Shkëlqyese – për të reflektuar gjendjen time shpirtërore’’ citon Eva.

“Nuk mund të ishim më të kënaqur se duke patur aktoren e njohur Eva Mendes si imazh të aromës Eve Duet, sepse ajo mishëron gjithçka që Avon personifikon. Ne jemi shumë krenarë për partneritetin tonë me një femër të talentuar dhe frymëzuese që prezanton aromën Eve Duet deri tani’’ shprehet Drejtoresha e Marketingut të Markës Eve, Rebecca Pollard.

Një bashkëkrijim me mjeshtrin parfumier Jean-Marc Chaillon, aromat rezistente dhe mbresëlënëse nga Eve Duet kanë të përbashkët pjesën qendrore që funksionon në harmoni perfekte– zambaku ekzotik i ujit nga Amazona, që lulëzon vetëm për 3 ditë gjatë vitit. Zambaku transformon ngjyrën dhe aromën nga agimi në muzg duke mishëruar në këtë mënyrë edhe gjendjet e ndryshme shpirtërore të një femre- pjesë përbërëse e Aromës Eve Duet.

SHKËLQYESE

 Kategoria e Luleve Frutore

Tërheqëse, Shkëlqyese, e Sigurt

 Notat kryesore: harmoni dhe shpërthim i notave të lules klementinë të ‘’puthur’’ nga dielli dhe molla e çelur. Një prekje e butë e sythit të boronicës së zezë shton magjepsjen dhe efektin tërheqës.

Notat e mesit: në zemër të kësaj arome qëndron zambaku i lëndinës, që shton tonet e thella dhe të mrekullueshme të kësaj arome. Përzier me jaseminin absolut dhe trëndafilin shumëfletësh rozë, kjo aromë merr një veti shpërthyese.

Notat bazë: ngrohtësia e qelibarit të artë rrethon rrezatimin elegant të kësaj arome. Drurët e verdhë mbuluar me myshkun delikat të lëkurës i japin aromës një efekt magjik.

SENSUALE

 Kategoria e Drurëve Frutorë

Tërheqëse, Sharmante, e Parezistueshme

 Notat kryesore: përzierje luksoze e bergamotit dhe kumbullës së egër lejla. Një nuancë pikante e piperit të kuq i shton sensin provokues dhe misterioz kësaj arome.

Notat e mesit: zambaku i çelur i luginës, i shton notat joshëse kësaj arome. Rrethuar nga një buqetë tunduese e jaseminit të natës dhe trendafilit, pjesa qendrore fsheh pasionin misterioz.

Notat bazë: Ndërsa aroma përhapet ngadalë notat e myshkut të pralinës ndjellin tundim. Esenca hipnotizuese e lules së patchulit dhe drurit të kakaos kombinohet natyrshëm për një tërheqje të parezistueshme.

Mikso këto 2 aroma për të përfituar një aromë të re, një TI krejtësisht të re!

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.