Klaudia Pepa, imazh i një firme të njohur…

Qëkur shkoi në Itali suksesi i balerinës së njohur Klaudia Pepa nuk ka të ndalur! Me rrugëtimin në spektaklin “Amici” asaj ju hapën shumë dyer. Përmendim shkollat e baletit, pozicionin në platformën televizive Sky e fushatat e ndryshme publicitare.

 

 

Edhe pse shkaktoi debate pa fund në rrjetet sociale me divorcin, fotot nudo dhe deklaratën “vëlla” ndaj ish-bashkëshortit Albi Nako, Klaudia i la të gjitha pas e na prezantoi me projektin e saj të publikimit të videove të koreografive.

 

 

 

 

Pasi na tregoi se pjesa më e madhe e ndjekësve të saj janë italianë, balerina na ka bërë pjesë të projektit të radhës përmes fotove të fundit. Ajo është imazhi i një linje veshjesh të brendshme e rrobash banje të njohura në Itali: “Intimamente Desenzano”. E kush më mirë se balerina me fizikun e saj mahnitës do të ishte imazh i një kompanie të tillë?

 





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.