KreuCelebrity

Kush është bërë baba nga futbollistët e Kombëtares?

Futbollisti i njohur i ekipit të kuqezinjve ka marrë statusin prind dhe ka ndarë me emocion lajmin e ardhjes në jetë të fëmijës së parë. Futbollisti Sokol Cikalleshi dhe bashkëshortja e tij Kornelia janë bekuar me një vajzë, Rajnën!

 

27-vjeçari, sulmues i kuqezinjve,  mezi ka pritur ta marrë në krahë të porsalindurën: “Zyrtarisht Baba ! Falenderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote ! RAJNA”, shkruan ai në rrjetet sociale në foton e parë me të bijën.

Cikalleshi luan në kampionatin turk me ekipin e Osmalisporit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF