Revista Time: Dua Lipa, zëri i ri i guximshëm i Pop-it

Revista prestigjioze Time ka zgjedhur të shkruajë për Dua Lipen, artisten e cila është në ngjitje të karrierës së saj muzikore. Dua ka rrëfyer për të shkuarën e e saj, për periudhën kur ishte e vogël, e drejtuesi i korrit i thoshte se nuk kishte zë. Në moshën 11-vjeçare, bashkë me familjen ata lëvizën nga Britania sërish në Kosovë duke lënë pas dore ëndrrat. Ajo hyri në botën e muzikës vetëm katër vite më pas, teksa regjistronte kovera pafund në Youtube.

 

Time e cilëson Duan si një nga zërat e rinj më të fuqishëm të Pop-it që prej hitit “Be the one” në vitin 2015. E më pas me “Blow your mind” e “Idgaf” ajo përcjell mesazhe të forta për vajzat. Hap pas hapi, Lipa krijoi fansat e vetë dhe ka një album muzikor në treg që prej muajit qershor. Ajo ka performuar në festivalet e rëndësishëm të Glastonburry si edhe vijon turneun me Bruno Mars.

Revista nxjerr edhe anën aktiviste të këngëtares së re, aktet e saj të bamirësisë për veprimtari artistike për fëmijët në Kosovë, përfshirjen në çështjet mbi të drejtat e grave. “New Rules” nga Dua Lipa u bë hiti i parë më i dëgjuar, i kënduar nga një femër në Britaninë e Madhe pas Adele.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.