KreuCelebrity

Sërish atmosferë në shtëpinë e Blendi Fevziut! Po tani kush feston…?

Disa ditë më parë gazetari i njohur Blendi Fevziu na bëri pjesë të atmosferës festive në shtëpinë e tij: tullumbaca pafund për të voglën e tij Alis e cila festonte dy vjetorin e lindjes! Por, muaji tetor qënka me të vërtetë një muaj festash për familjen Fevziu!

 

Moderatori i “Opinion” na ka zbuluar përmes urimit të tij se është ditëlindja e Mishelit, vajzës së tij të madhe! Salloni i shtëpisë është zbukuruar sërish me tullumbaca, por kësaj here me emrin Mishel. Tryezës festive i janë shtuar edhe disa buqeta me lule, për Mishelin e cila tashmë është një zonjushë simpatike.

 

 

Sot, Blendi ka ndarë edhe një foto nga dritarja e avionit, nga aeroporti. Me siguri, një udhëtim familjar për të festuar ditëlindjen e Mishelit!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF