Vogue: “Kryeqyteti i Shqipërisë është transformuar në një destinacion të përballueshëm plot gjallëri”

Revista Vogue i ka kushtuar një artikull Tiranës, në rubrikën e saj të udhëtimeve. “Nuk gjen vend të ulesh te bari  “Radio” në Tiranë, vend vintage me melodi ritmike, tabela në mure e njerëz që argëtohen duke pirë Aperol Sptritzes. Një oborr i gjallë me bimë, rafte, zogj, biseda të lumtura grupesh njerëzish nën dritat e zbehta e tymit të Marlboro-s. Pozitivitet dhe lumturi në të gjitha baret dhe restorantet e Tiranës. E çuditshme, kjo ish- fortesë e komunizmit është e gjallë dhe e përballueshme, banorët e saj janë të hapur dhe miqësorë.”, kështu nis artikulli i prestigjiozes Vogue.

 

Më tej thuhet se Shqipëria po sheh përtej dekadave të veta të tmerrit dhe izolimit të saj në të ardhmen. Ish-Blloku, i njohur gjithashtu si Blloku sot përbën një vend argëtues me njerëz të veshur mirë. Ka një atmosferë shumë të zjarrtë dhe relakuese. Megjithatë, gjatë viteve komuniste, Blloku ishte jashtë kufijve të cilitdo që nuk ishte anëtar i elitës së partisë. Artikulli i kushton një vëmendje të veçantë ndërtimit të mbi 750 000 bunkerëve dhe si pikënisje për të njohur Tiranën e sotme cilëson Muzeun Historik Kombëtar në Sheshin Skënderbej. Pa harruar Bunk’Art2  dhe Shtëpinë e Gjetheve si destinacione të përshtatshme për të vizituar për të mësuar diçka më shumë nga regjimi i Hoxhës.

 

Duhet të jesh një njohës i mirë i trashëgimisë së Shqipërisë, periudhës së tiranisë dhe spiunazhit, për të patur të qartë se pse Tirana është kaq bashkëkohore, njerëzit e saj janë kaq të gëzuar, jetojnë mes lirisë dhe krijimtarisë. Tirana nuk është ende një parajsë turistike, por pushuesit po e shohin potencialin për të kaluar kohën këtu.

 

Në këtë artikull theksohet se ushqimi dhe pijet në bare dhe restorante është cilësor, duke e quajtur Tiranën edhe një destinacion gastronomik. Të rinjtë e Tiranës po preferojnë ushqimin e shëndetshëm dhe kanë njohuri të shkëlqyera mbi baret restorantet dhe jetën e natës. Tirana i ka të gjitha që të jetë një destinacion i preferuar, ka një popull me mikpritjen e Ballkanit dhe ngrohtësinë e Mesdheut.

Ky artikull mbyllet duke përmendur edhe rivierën shqiptare me pamje të rralla. Tirana e zhurmshme është një fillim i këndshëm e kozmopolit për të shkuar më tej për një aventurë bregdetare në Ballkan!





No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.