KreuCelebrity

Këngëtarja e njohur deklaron: “Një vit pa seks!”

Në një intervistë të kohëve të fundit, këngëtarja ka folur hapur mbi martesën dhe bashkëshortin e saj Carey Hart. Ylli i pop-it, Pink ka treguar se si në çdo lidhje, edhe ajo ka përjetuar momente të mira e të vështira.

 

“Ka momente kur shoh që Hart është njeriu më i kujdesshëm e logjik, i fortë si një shkëmb… një njeri i mirë, një baba i mirë, babai që unë ëndërroja se do të ishte e pastaj… e shoh sërish dhe them se nuk më ka pëlqyer kurrë. Nuk më pëlqen asgjë prej tij e se nuk kemi asgjë të përbashkët. Nuk dua shoh më. Pastaj, pas dy javësh unë jam aty, gjërat shkojnë mirë dhe unë e dua”, ka rrëfyer Pink. Ajo ka zbuluar se në martesë mund të ketë edhe një jetë të “thatë” në dhomën e gjumit dhe periudha gjatë së cilave nuk bën seks për një vit resht. “A është ky fundi i jetës bashkëshortore në krevat? A e dua? Po ai a më dëshiron?”, ka shtuar ajo.

 

Fituesja e çmimeve Grammy ka treguar se dy ndarjet mes tyre e kanë bërë më të fortë lidhjen bashkëshortore. Pink dhe Hart u martuan në vitin 2006 dhe kanë dy fëmijë: Willow Sage Hart dhe Jameson Moon Hart. Hart njihet si mbështetës i fortë i karrierës së këngëtares dhe ka marrë pjesë ne klipin e saj “Just like fire”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF