KreuCelebrity

Rekord marramendës shitjesh i paletës kozmetike të Gigi Hadid

Modelja e njohur Gigi Hadid është imazh i kompanisë kozmetike Maybelline që prej vitit 2015. Ky brand prestigjioz sapo ka lançuar produktin e parë kozmetik të Gigi-t në bashkëpunim me të: paletën Jetsetter, një kit bukurie me nuanca sysh me ngjyrën nude, korrektorin, shkëlqyesin e buzëve, pudrën e konturimit dhe një mini-rimel. Kjo paletë doli në treg ditën e premte dhe u shit në kohë rekord brenda 90 minutash!

 

Gigi ka falenderuar ndjekësit për këtë interesim kaq të madh dhe ka shpjeguar se është frymëzuar nga nevojat që kishte nga vetja për këtë paletë, ajo ka dëshiruar gjithmonë një kuti tualeti me pasqyrë, që të ketë gjithçka që i nevojitet për një grim të lehtë e të përditshëm, praktik për të mbajtur me vete në çantë edhe në udhëtim.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF