Leo Messi do të bëhet baba për herë të tretë!

Ylli i ekipit të Barcelona-s Leo Messi dhe bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo janë në pritje të fëmijës së tyre të tretë, pas Mateo dhe Thiago, dy dhe katër vjeçar. Ka qenë bashkëshortja e futbollistit që ka dhënë lajmin përmes një fotoje në Instagram ku të katërt  kishin vënë duart mbi barkun e saj.

 

Messi dhe partnerja e tij prej shumë vitesh e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë verën që lamë pas. Lajmi se 30-vjeçari do të bëhet sërish baba vjen në mbylljen e një javë tepër të suksesshme për të, pasi korri fitoren 3-1 me ekipin e Argjentinës kundër Ekuadorit në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Kupën e Botës në Rusi vitin tjetër.

Messi është golashënuesi kryesor i ekipit të Barcelona-s dhe një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.