KreuCelebrity

Merr pjesë në Maratonën e Tiranës  çifti i njohur

Është zhvilluar edhe këtë mëngjes në kryeqytet Maratona e Tiranës, aktivitet i cili ka nisur prej dy ditësh! 2500 vrapues nga Shqipëria dhe 40 shtetas të huaj kanë përshkuar rrugët kryesore të qytetit. Ky aktivitet ka shërbyer edhe si sensibilizim për personat me aftësi ndryshe, me garën “We too”.

 

Këtij aktiviteti i është bashkuar dhe çifti i njohur i këngëtarëve Venera Lumani dhe Lind Islami. “Edhe ne gjithashtu, ne e duam Tiranën” është përshkrimi i fotos që ka ndarë Venera pak momente më parë. Ajo ka pozuar me Lindin, të dy me veshjen e garuesve e me nga një medalje në qafë!

Vetëm disa javë më parë çifti i artistëve mori nënshtetësinë shqiptare, pas vitesh që jetojnë e punojnë në kryeqytet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF